Reagon Serbia: UÇK-ja ka kryer genocid

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili për mediat serbe ka thënë se Kosova së shpejti do ta padisë Serbinë për genocid.

Gjuriç ka thënë se në Kosovë ka kryer genocid UÇK-ja dhe komandantët e saj të mëparshëm dhe të tanishëm.

“Këtë nuk mund ta dëshmojnë serbët e vrarë, por janë një çerek milion serbë që u desh të largohen nga Kosova, pasi rrezikonin të shfaroseshin”, ka thënë ai.

Sipas tij, këmbëngulja e Thaçit që në Kosovë është bërë genocid nga Serbia para instancave ndërkombëtare, është vetëm një konfirmim më shumë se Prishtina është duke u përpjekur për të depërtuar tek trupat e OKB-së për të vazhduar luftën kundër Serbisë me mjete të tjera.

“Unë pres që të ketë gjykata të veçanta për krimet e UÇK-së, edhe në qoftë se ata duan të jenë me përfitime të vërteta të qytetarëve të Kosovës, vetëm të vënë në dukje strukturat kriminale dhe penale të cilat tani janë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë e popullit serb në krahinën jugore”, ka shtuar Gjuriç.

SHKARKO APP