Reagon skulptori i bustit të Skënderbeut në Prizren
Skulptori Sinan Alija ka reaguar për herë të parë pas valës së kritikave në mediat online dhe rrjetet sociale për skulptura e tij të Skënderbeut që u vendos në Prizren.
Në një postim të bërë në Facebook, ai ka shpërndarë foto të punës së tij, por pa bërë shumë komente.
“Dedikuar portaleve,” – shkruan Alija si mesazh se nuk i pranon kritikat e bëra për skulpturën Gjergj Kastriot Skënderbeut Ndërsa në një tjetër postim, skulptori shkruan: “Ju faleminderit për komentet… Urime Prizren!”
https://arkiva.kohajone.com/monumenti-i-skenderbeut-ne-prizren-marrezi-artistike-dhe-kolektive/
https://arkiva.kohajone.com/edhe-dy-shtatore-te-shemtuara-ne-kosove/