Rebelohet babai i dhëndrrit 14 vjeç. Ja mosha e vërtetë e djalit
Filmi “Përrallë nga e kaluara”, u bë realitet në 2016. Familja Shala nga fshati Guncat i Malishevës, djalin e vetëm e martoi sipas traditave. Cudia e kesaj dasme, e cila mori dhe një vëmendje të madhe mediatike dhe tronditi rrjetet sociale, lidhet me moshën e ciftit.
Dhëndri 14 vjec e nusja 13 vjece, u raportua në shumë portale. Martesa e të miturve Fitimit dhe Zylfijes, u prit me shumë kritika. Lidhur me këtë reagim negativ ndaj kësaj dasme, babai i tij Fazliu, nuk është bërë pishman për këtë martesë të hershme të të birit të tij, ndonëse Fitimi, ende është në shkollë të mesme.
Në një prononcim për një media Kosovare, ai ka theksuar se do t’i padisë portalet që raportuan se djali i tij është 14-vjeçar. Ai thotë se vajza për disa muaj bën 16, ndërsa djali 17 dhe po ashtu tregon se çifti i ri është i dashuruar. Por pikëpyetja mbetet, nëse ligjet e Kosovës do ta dënojnë këtë martesë të hershme, e cila është akt i ndaluar. Dënimi për prindërit në këto raste, sipas avokates Donika Dobruna, është deri në 20 vjet – duke iu referuar një sociologeje, e cila ka deklaruar se martesa e hershme ndikon negativisht në jetën e dy të rinjve. Gjatë ditës, punëtorët socialë të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, kanë vizituar të dy familjet. Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, Blerim Begaj, i cili ka shtuar se do të krijojnë një Komision që do të merret me këtë çështje.