“Reciprociteti”/ Deklarata e Hajdarit ndez debatet, a u tërhoq Albin Kurti nga nisma kryesore?
Një deklaratë e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se Kosoves, Rozeta Hajdari, mbi çështjen e reciprocitetit me Serbinë ka shkaktuar debate të forta në Kosovë.
Zonja Hajdari deklaroi se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.
“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani.”
Deklaratat e Hajdarit jane komentuar si terheqje e qeverise se Albin Kurtit nga nje prej nismave te saj kryesore qe ishte vendosja e reciprocitetit mes Kosoves dhe Serbise.