Reciprociteti ndaj targave të Serbisë, Kurti: Jo provokues dhe diskriminues
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi i qeverisë për reciprocitetin ndaj targave të Serbisë, nuk është një provokim për serbët lokalë.
“Ky nuk është një provokim, as diskriminues. Në këtë masë reciproke, ose Kosova dhe Serbia kanë të drejtë ose të dyja gabojnë. Ose ne i mbajmë të dy llojet e targave ose ato do të hiqen krejt. Liria e lëvizjes është një e drejtë që nuk duhet dhe nuk do të shkelet nga Republika e Kosovës”, shkruan Kurti.
Po ashtu Kurti ka treguar edhe për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. “Sot, me ministrin Xhelal Sveçla, u takuam me ambasadorët e QUINT-it dhe kreun e EUOK në lidhje me vendimin e djeshëm për sigurimin e targave të përkohshme për makinat që hyjnë në RKS me targa serbe. I informova se nuk kishte ndodhur asnjë incident dhe se policia është atje për të ruajtur rendin dhe sigurinë”.
This isn’t a provocation, nor is it discriminatory. In this reciprocal measure, either Kosova & Serbia are both right or both wrong. Either we keep both types of plates, or they will be removed altogether. Freedom of movement is a right that must & will not be violated by RKS.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2021