Regjistrohen 18 persona të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar ecurinë e COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 18 qytetarë të infektuar, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të vdekur.

Po ashtu, janë shpallur si të shpallur si të shëruar 239 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të virusit në 103.382 persona.

Njoftimi i plotë:

02 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822

SHKARKO APP