Rekord i ri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

241 raste të reja në Kosovë me Covid-19 nga 419 testime, kanë rezultuar në 24 orët e fundit. 6 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërkaq nga virusi janë shëruar 143 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid ka rritur në 6286. Raste aktive janë 2762.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?