Rekord vdekjesh nga Covid-19 në Kosovë

17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, që përbën një rekord që prej fillimit të pandemisë në Kosovë. Ndërsa janë shënuar edhe 781 raste të reja me Covid-19.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.

SHKARKO APP