Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, vdes 67-vjeçari në Pejë
Sot në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një burrë 67-vjeçar që ka qenë i infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet spitali i Pejës përmes një njoftimi në Facebook. “Fatkeqësisht një pacient 67-vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”.
Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2
Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.