Rëndohet bilanci në Kosovë, 13 viktima dhe 225 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Edhe këtë të martë, Kosova shënoi një rritje të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit..

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 13 viktima duke e çuar numrin total të viktimave në 269.

Gjithashtu këtë të martë u raportuan 225 raste të reja nga 477 teste të kryera në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri total i të infektuarve me koronavirus është 9.274.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani janë shëruar 201 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3.815.

Gjatë javëve të fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen.

Me koronavirusin e ri janë infektuar edhe zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë përfshirë, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, zëvëndëskryeministrin, Driton Selmanaj, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Nga sëmundja është shëruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Nga një raport i publikuar një ditë më parë, muaji korrik është konsideruar si muaji më vdekjeprurës për shkak të covidit ku gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 208 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?