Rënie e lehtë e rasteve me COVID-19 në Kosovë, 14 të vdekur në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 259 raste me COVID-19, teksa ka pasur 14 vdekje.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 870 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452. Në total numri i rasteve aktive është 17.000.