Replikat në KUvend: “Unë jam Kadri Veseli borxh s’i kam askujt”. Kurti: Dil e matu
Ka pasur replika të ashpra mes liderit të koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kadri Veseli : “Jam Kadri Veseli, borxh nuk i kam askujt. Populli e ka tregu veten me përkrahjen, në të njëjtën kohë çka janë organe publike urdhëroni.
Mos e abuzoni vendin. Ky shtet është shumë i shenjtë, nuk do të lejojmë aq lehtë që të manipulohet me këtë shtet.
Pushtetin merre Albin bëje 61 publikisht. Kur ti bëhen Albin Kurtit 61 vota në këtë Kuvend, unë kryetari i PAN-it kam për ta nënshkruar që të bëhet Kryetar Kuvendi dhe le të bëhet kryeministër se e ka nxjerrë kravatën si simbol i borgjezisë.”
Albin Kurti: “Unë pata një pyetje shumë të thjeshtë për z. Veselin: Pse nuk matesh? Dil matu? Shiko a i ke 61 deputetë? Gjykata Kushtetuese me vendimin e 26 gushtit 2014 ua ka dhënë të drejtën eskluzive, ua ka dhënë veton, dil matu. Pse nuk del të matesh? Nëse nuk do, nëse frikësoshesh të matesh atëherë unë jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka deputetë që i marrin 61 vota. Rrjedhimisht kjo nënkupton që ka deputetë në mesin e PAN-it që unë i votoj kryetarë të Kuvendit por ju duhet ta propozoni atë. Nuk më takon mua që ta propozoj, ju takon juve. Ose propozoni z. Veseli që unë nuk e di nëse kalon, ose propozoni dikë tjetër që unë po iu them se ka shumë më tepër mundësi që të kalojë. Nuk e kuptoj pse gjithë ky inat, pse gjithë kjo gjuhë e urrejtjes, pse gjithë kjo mëri, pse gjithë kjo ashpërsi kundër neve?! Unë vetëm një pyetje të thjeshtë ju bëra.”
As sot Kuvendi i Kosovës nuk arriti sërish të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni.
Albin Kurti bëri dy propozime
I pari ishte që PAN të ndërrojë kandidatin për kryetar dhe në vend të Kadri Veselit të dalë me një kandidat tjetër, i cili sipas tij do të mund të siguronte mbi 61 vota.
Propozimi i dytë nëse PAN nuk propozon kandidat, atëherë grupet tjera parlamentare duhet ta bëjnë këtë.
Në replika u përfshi dhe rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharinë burg për të cilin Veseli tha se Vetëvendosja do e harrojë sapo të hipë në pushtet..