Replikon me Ivica Daçiç, Shaip Kamberi mban fjalimin e parë shqip në Kuvendin e Serbisë

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi një ditë më parë në seancën plenare ka mbajtur fjalimin e parë shqip të bërë në Serbi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciç, Kamberi vazhdoi të flasë në shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dhe fjalimin e plotë, ku thekson se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

“Sot është e një ditë e vecantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje. Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviç, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë ai.

SHKARKO APP