Reprezalje në Kosovë, mbyllen 22 qendra masazhi, 9 në pranga

Policia e Kosovës ka mbyllur 22 qendra masazhi dhe ka arrestuar 9 persona në dy qytete të ndryshme në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.

“Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit. Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë: Janë inspektuar gjithsej 48 lokale.Janë legjitimuar 211 punëtorë/e (180-F dhe 31-M)

Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)

Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare. Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).

Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale. Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës nëpërmes drejtorisë kompetente do të vazhdojë me realizimin e operacioneve të tilla edhe në lokacione tjera”, njofton policia.

SHKARKO APP