Rexhep Qosja: Pushteti i Mustafës, i ngjan atij të Milosheviçit

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se pajtimi për formimin e Gjykatës Speciale, Marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi janë tri dhurata të zeza, që kryeministri Isa Mustafa ia dhuroi Kosovës.

Ai tha për ‘Epokën e re’ gjithashtu se Bashkësia e komunave serbe është subjekt juridik që realisht e kufizon mëvetësinë e Kosovës.

Duke folur për gjuhën e përdorur të kryeministrit dhe përfaqësuesit e VV-së, Qosja ka thënë edhe se Mustafa me gjithën politike dhe pushtetore që përdori në qërimin e hesapeve me pjesëtarët e kësaj lëvizje, tregoi se pushteti i tij politik po i ngjan pushtetit politik të Millosheviçit dhe Sheshelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qosja ka folur edhe për partinë e Thaçit, për të cilën ka thënë se në disa raste të veçanta e humbi rrugën e vet historike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, akademik Qosja ka thënë se derisa të mund ta mbajë lapsin në dorë, do të jetë kundër politikës që me gjuhën, me masat apo me heshtjen e saj i ka bërë pothuaj të ligjshme shumë të këqija në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?