Rexhep Qosja-Ramës: Do isha i lumtur nëse do thoje se do bashkoheshim në çdo rast

Placeholder Image

Akademiku Rexhep Qosja ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin Kosovë-Shqipëri në rast se BE-ja stërzgjat procesin e anëtarësimit.

Qosja është shprehur se këto deklarata do e bënin më të lumtur, në rast se Rama dhe Thaçi do deklaronin se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen jo vetëm nëse stërzgjatet integrimi në BE, por dhe në rast se integrimi ndodh.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 18 prill deklaroi: në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të tregojë mënjanëri për kohë të pacaktuar ndaj pranimit të shteteve të Evropës juglindore, prandaj edhe të Shqipërisë, në përbërjen e saj, atëherë është e kuptueshme që Shqipëria të bashkohet me Kosovën.       

Një ditë më vonë, më 19 prill, Hashim Thaçi e përkrahu deklaratën e Edi Ramës duke thënë se mospranimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian do të bëjë që shqiptarët të jetojnë në një hapësirë të përbashkët, e kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen.

Do të isha më i lumtur sikur Edi Rama dhe Hashim Thaçi të kishin deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen jo vetëm në qoftë se stërzgjatet integrimi i tyre në Bashkimin Evropian, por edhe në qoftëse integrohen në këtë Bashkim”, shprehet Qosja.

SHKARKO APP