Rexhep Qosja vazhdon betejat kundër Krajës, ASHAK-ut dhe kryeministrit Mustafa
Rexhep Qosja e ka nisur vitin e ri 2015 me beteja të vjetra. Ai sërish është marrë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve, LDK-në, dhe kryetarin e saj, Is Mustafa, i cili rreth një muaj më parë u bë edhe kryeministër i vendit.
Shkrimtari dhe akademiku i ka reaguar shkrimtarit Mehmet Kraja i cili në shkrim të tij “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje” Qosjen në mënyrë pezhorative e përmend si “baba të kombit”, ndërsa e cilëson edhe si një nga autoritetet fiktive të Prishtinës, raporton Express.
Qosja në reagimin e tij, Krajën e quan zëdhënës të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Sipas Qosjes, shkrimi i Krajës është në “një artikull programatik” i ASHAK, por i nënshkruar nga Mehmet Kraja.
Ndaj shkrimit të Qosjes “Ideloogjia e prapavajtjes” ka reaguar ASHAK ku thuhet se ky institucion nuk ka asnjë lidhje me shkrimin e Mehmet Krajës “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”, i botuar para disa ditëve.
“Shkrimi i Krajës është autorial dhe anëtarët e Akademisë kanë mundur ta lexonin si të gjithë lexuesit e tjerë. Qosja, si dezinformues kujdestar dhe urrejtës patologjik i Akademisë, privilegjet e së cilës i gëzon si të gjithë anëtarët aktivë të saj, ndonëse nuk e ka shkelur pragun e saj tash e 15 vjet, mund t’i drejtohet vetëm Mehmet Krajës dhe pikëpamjeve të tij personale në shkrimin e përmendur”, thuhet në një komunikatë të Akademisë.
Por në reagimin e tij, Qosja nuk është marrë vetëm me Krajën dhe ASHAK-un.
Ai aty sërish ka përmendur kryeministrin Isa Mustafa, të cilin sërish e ka quajtur zyrtar të dikurshëm të Sllobodan Milloshevicit.
Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar as LDK-në, që sipas tij do t'i anëtarësijë edhe kafebërësit dhe procesmbajtësit në ASHAK.
KOHA JONË SONDAZH

