Rezultojnë pozitivë me COVID-19 edhe 5 persona në Kosovë, 145 të infektuar në total

Ditën e sotme në Kosovë kanë rezultuar pozitivë dhe 5 persona të tjerë me COVID-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare pranë IKSHPK janë testuar 93 persona të cilët kanë qenë kontakte të të infektuarve më parë.

Tre prej personave që kanë rezultuar pozitivë janë me vendbanim në Banjë-Malishevë, Gjakovë dhe Smrekonicë-Vushtrri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga data 8 shkurt 2020 pranë IKSHPK janë testuar 1964 persona ku 145 kanë rezultuar pozitivë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?