Rikthehet ora policore dhe shtyhet viti shkollor, masat e reja kundër COVID-19 në Kosovë!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata.

Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjitha institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë me staf reduktuar deri më 13 shtator.

SHKARKO APP