Rinis vaksinimi në Kosovë, vjen furnizimi i parë nga BE, 4680 doza të Pfizer

Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj.

Procesi i vaksinimit po vazhdon në Sallën 1 Tetori në Prishtinë. Vaksinat janë pjesë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi  të martën se dozat do të përdoren për imunizimin e punonjësve të shëndetësisë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen ende.

Kosova nisi procesin e imunizimit në fund të muajit mars, me 24,000 dozat e vaksinës AstraZeneca, te siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Deri më tani janë regjistruar gati 106 mijë raste dhe 2191 viktima nga Covid-19.

SHKARKO APP