Rita Ora shkruan shqip dhe nuk vjen duar bosh (FOTO)

Në rrjetin social Instagram të Rita Orës, shkruhet shqip. Pas lajmeve që aludonin për mosardhjen e Rita Orës në Prishtinë, vetë artistja me famë globale i ka vënë pikat mbi ”i”. Jo vetëm që nuk do të mungojë, por Rita nuk do të vijë duarbosh.

Në statusin në Instagram, këngëtarja e hitit ”Anywhere”, shpreh lumturinë për ardhjen në Prishtinën e saj, për 10 vjetorin që i ka dizenjuar një bluze, për të cilën shkruan se e ka bërë me shumë dashuri.

”Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”,-është mesazhi i këngëtares.

R.Sh

https://www.instagram.com/p/BfL9qIRHegs/

SHKARKO APP