Romët e helmuar në kampet e OKB mund të marrin kompensim
Qindra familje rome në Kosovë, të cilët ishin të detyruara të jetonin për më shumë se një dekadë në kampet e mjerueshme të ndërtuara nga OKB-ja, mund të marrin një kompensim. Kampet e ndërtuara nën mbetjet toksike, helmuan dhe shkatërruan një bez të tërë të fëmijëve dhe çuan në një vdekshmëri fatale. Tani romët, të njohur gjithashtu si ciganë, mund të jetë të afër marrjes të një kompensimi dhe një falje publike, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për këtë helmim masiv. Por për grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertëve mjekësore, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë , dhe një agjenci të Kombeve të Bashkuara, janë shprehur se ky kompensim dhe kjo falje duhet.
Kampet u shkatërruan përfundimisht në vitin 2010, dhe banorët u zhvendosën diku tjetër. Në një analizë të gjatë thuhet se misioni kishte dështuar për të mbrojtur familjet rome të cilët ishin zhvendosur në kamp, pas luftës në vitin 1998 mes Serbisë dhe Shqiptarëve të Kosovës. Ky mision i dështuar i OKB-së ka lënë romët për vite me radhë të sëmurë, disa kanë ndërruar dhe jetë nga terreni helmues.
“Vendimi i shumëpritur i drejtësisë për qindra anëtarë të komunitetit rom të vendosur në Kosovë pas luftës në vitin 1999 dhe të lënë të braktisur për 10 vjet”, ka thënë Dianne Post, një avokate amerikan që përfaqëson banorët e kampit. Znj.Post, e cila kaloi vite duke studiuar këtë të keqe të bërë nga Kombet e Bashkuara, ka dokumentacionet e nevojshme për të kërkuar dëmshpërblimin për romët. Ajo ka theksuar se terreni ishte në nivele të larta helmuese e që ka çuar në dështime e deri në vdekshmëri fatale. Lindje të parakohshme dhe çrregullime të zhvillimit. “Një brez i tërë i fëmijëve romë është i humbur,” tha ajo.
Nick Birnback, një zëdhënës për Departamentin e Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse dhe përkrahje në terren, theksoi se rekomandimet e Panelit; “Janë të një natyre këshilluese”. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mbi burimin e problemeve shëndetësore që ka dëmtuar qindra romë të vendosur në tri kampe të administruara nga Kombet e Bashkuara në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kosovë, në fund të luftës.