Rrahja 16- vjeçares ne Rahovec. Jahjaga i bën thirrje drejtësisë të veprojë

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar rreth rrahjes së një vajze 16 vjeçe në Rahovec. Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të mos neglizhojnë raste të tilla.

“U tmerrova kur pashë një incizim që po tregonte një vajzë të re tek po rrihej brutalisht nga disa persona të moshës madhore në Rahovec të Kosovës.

Sulmet dhe keqtrajtimet e fëmijëve tanë janë të papranueshme!

Organet e drejtësisë nuk bën ta neglizhojnë këtë rast, por duhet ta trajtojnë menjëherë për t’i vendosur kryesit e kësaj vepre qyqare para drejtësisë!”, ka shkruar ish-Presidentja në “Facebook”.

 

SHKARKO APP