Rrahja e Arbana Xharrës

Të sulmohet një grua, një nënë, shumë më keq natën, ndonëse këta njerëz ruajnë frikën e mos guximit të daljes përballë ditën, gjejnë momentin e errët natën. Kjo ndodhi për shkak mendimeve ndryshe dhe sulmet ndaj saj erdhën më herët dhe kulmi i kryqëzimit të saj ishte, ditën kur kaloj në PDK…

Nga Ilir Muharremi

Galileu, zotëronte një të vërtetë të madhe shkencore, tejet të rëndësishme, nuk e ngriu kokën, dhe pasi ju vu jeta në rrezik, ai e mohoi me shumë lehtësi. A bëri mirë? Natyrisht, sepse nuk ja vlente ta humbiste jetën në turrën e druve për një të vërtetë. Gjithçka në këtë botë e kryen funksionin e vetë, toka apo dielli, kjo e vërtetë është pa interes. Sulmet mesjetare, shënuan historinë, por kjo mbeti vetëm në këtë kohë të errët dhe kjo kohë e errët si duket po ripërsëritet edhe në Kosovë.

 U dëshmua një natë më herët kur persona të pa njohur sulmuan femrën, nënën e fëmijëve, gazetaren dhe tashmë politikanen Arbana Xharrën. Të sulmohet një grua, një nënë, shumë më keq natën, ndonëse këta njerëz ruajnë frikën e mos guximit të daljes përballë ditën, gjejnë momentin e errët natën. Kjo ndodhi për shkak mendimeve ndryshe dhe sulmet ndaj saj erdhën më herët dhe kulmi i kryqëzimit të saj ishte, ditën kur kaloj në PDK. Askush nuk ka të drejtë t’i tregoj se çfarë të bënë kjo grua. Askush nuk ka autoritet legal, aq më pak moral t’i shpërndaj grushte dhe të tentoj t’ja mbyllë gojën. Kjo ndodhë vetëm nga inkuizicioni mesjetar. Ne jetojmë në “demokraci”, por veprojmë si në mesjetë, dhe ndoshta është më mirë të luftohen ekstremistët fetar të cilët sinqerisht e shkatërruan vendin sesa një grua me mendime të lira të saja.

Ajo çfarë vërejta ditë më parë, të gjithë ju vërsulen si hiena, madje kishte të tillë që e cilësuan si hipokrite, kurse tash i dalin në mbrojtje. Turp për këtë popull labil dhe servil. Ajo i tha të vërtetat në momentet e duhura, por ndryshoj mendim dhe vazhdoj ashtu siç mendoj se ja vlen të vazhdohet. Arbana ndoshta e dëshiroj këtë reklamë dhe kush tjetër nuk do ta dëshironte. Tek ne në Kosovë gjëra të tillë janë bërë trend medial.

Pse u rrah Arbana? Fillimisht e sulmua në rrjetet sociale, ndoshta është faji edhe ai pronarit të Facebook-ut Zuckenberg, i cili u jep mundësi secilit me kritiku, por në të kundërtën edhe Xharrës me u shprehë. Ajo ndoshta u rrah nga njerëzit që mendon se e përkrahin, ose ndodhi për shkak që frika të shpërndahet tek të gjithë. Fillimisht propaganda fiton, kjo dihet. Shoqëria kosovare është e prirë për dhunë. Kjo dëshmon tek të rinjtë të cilët që nga shkollat fillore dhe e mesme flasin e komentojnë për idhujt e tyre kupolat e krimit veçanërisht pëlqimi i flaktë filmit “The Godfather”. Aty secili gjen personazhin e vet. Adhurimi i shkencës dhe kulturës ende mbetet si rend dite në fund.

Kush ja dëshiron të keqen Arbanës? Kjo rrokullisej në kokën e saj qysh e sa muaj. Ajo u nxitë të polemizoj, u ndje si grua ideale, e fortë, ndonëse mendonte se qe Antigona, por kjo shoqëri nuk i pëlqen heroinat, vetëm thurë rrejshëm këngë për to. Ajo si qenie u bë objekt i sulmit, dhe së fundi i rrahjes nga të gjithë, në një farë forme vetë e hapi derën për tu sulmuar. “U vetëvra”. Kush e nxitit rrahjen, jo kush e bëri, sepse ai që e bëri do pohonte: “Vetëm i kam zbatuar urdhrat e të zotit”. Faji është më thellë.

Nuk i dal në mbrojtje si politikanes, por si qeni njerëzore, grua, gazetare dhe nënë. Për këtë të fundit, kam vërejtur se për Xharrën pak më lartë renditet fama sesa familja. Kjo u dëshmua në një emision televiziv “Lemza”, ku në ekran shfaqen fëmijët e saj dhe njëri prej tyre shpreh mungesën  ekstreme të saj. Kurse në anën tjetër poashtu edhe burri, kërkon që të jetë me pranë familjes sesa famës. Çdo artist i famshëm, çdo shkrimtar, nuk e ka menduar famën, ata kishin familjen dhe vet fama i zgjodhi.

Sido që të jetë, policia duhet të zbardh rastin, kurse një barsoletë thotë; “Ata më shumë i kanë zbardh uniformat sesa rastet e tilla në Kosovë”. Nëse mendon dikush në Kosovë të dënoj dikën le të bëjë me metoda demokratike: reagim medial, ose ta padisë rastin në gjykatë, e jo me metoda mesjetare.

SHKARKO APP