Rrëfen emigranti: Policia serbe më mori 500 euro në Suboticë (Video)
Shumë nga qytetarët e vendit menduan se rruga më e shpejtë drejt mirëqenies është ajo e emigrimit ilegal drejt vendeve perëndimore. Por me të mbërritur ne destinacionet e tyre shumë nga ata u dëshpëruan. Madje kërkuan që edhe të kthehen në vendlindje.
Naip Llugaliu është një nga personat, i cili me familjen pesë anëtaresh emigruan për në Gjermani. Ai rrëfen për Indeksonline tmerrin që ai dhe familja kanë kaluar deri sa kanë mbërritur për në Gjermani. Kaloi shumë vështirësi madje pagoi edhe më mijëra euro vetëm e vetëm që të mbërrijë të destinacioni i caktuar. “Në kufi të Serbisë gjeta një lidhje. Nderrova dy taksiste, të cilëve ju pagova nga 250 euro”, rrëfeu Llugaliu. Ai tha se u tradhtua nga taksisti serb, duke e vene atë dhe familjen e tij në pritë të policisë serbe. “Na ndalën me familje. I kërkuan 500 euro që të na linin të vazhdonim rrugën. Unë i pagova nuk me dhane tjetër zgjidhje”, vazhdon të tregojë emigranti kosovarë. Ai përveç kësaj pagoi edhe 500 euro të tjera për taksistët, të cilët e vunë në pritë tek autoritetet serbe.
Kaluan net të tëra në rrugë, nëpër male nën ulërimat e ujqërve vetëm e vetëm që ta shkelnin tokën gjermane. “Filluam me ndjekë rrugën nëpërmjet malit, unë isha me fëmijë, kishte qen, ujqer nëpër mal. Në mal afër 8 orë kemi ecur ne këmbë, derisa e gjetëm rrugën për me kalu malin nuk u ndalëm gjatë gjithë natën”, tregon ai. Ndonëse kishte fëmijë familja Llugaliu u detyrua që të fleje në një dhomë të vogël në burgjet e Suboticës me më shumë se 150 persona.
Tani ai po qëndron në njërën nga kampet në Shtutgart dhe tregon se edhe për disa muaj do të qëndrojë aty si azilant.