Rrëfen Isa Mustafa: Çka më tha Ibrahim Rugova në Uashington

Kryeministri aktual kosovar, Isa Mustafa, është kthyer në kujtesë të vitit 1998, moment kur ka thënë se ka qenë në Uashington me kryeministrin e atëhershëm të qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi e aty kishte takuar edhe Presidentin Rugova.

 

“Në vitin 1998 isha në Uashington me kryeministrin e atëhershëm të qeverisë në ekzil, z. Bujar Bukoshi. E takova Presidentin Rugova, i cili ishte atje për takime të nivelit më lartë dhe në bisedë e sipër më tha: ‘Amerikanët janë miqtë tanë, shpresat i kemi te ta. Lirinë tonë dhe shtetin tonë mund ta bëjmë vetëm me përkrahjen e tyre’. Doli ashtu si e tha Rugova, SHBA-të na ndihmuan të lirohemi nga pushtimi, dhuna e represioni serb, të ndërtojmë shtetin e pavarur, ta njeh pavarësinë tonë numri më i madh i vendeve anekënd globit. Rugova kishte besim të pakufi në SHBA, ky ishte besimi i qytetarëve të Kosovës që ai i përfaqësont, dhe sot ky besim është i palëkundur”, ka shkruar Mustafa, i cili postimit në Facebook i ka bashkangjitur një foto me Presidentin Rugova dhe Akademikun Mark Krasniqi.

SHKARKO APP