Rrëfim i shkurtër i një ushtari për Haradinaj, sot kandidat për Kryeministër

Sot ai është kandidati më afër krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Ramush Haradinaj, ka kaluar përmes një shtegu të vështirë, si ai i komandatit të ZOD, luftës, përballjeve me Serbinë, Haga, e gjer më sot, në njerin që pritet të ulen në krye të qeverisë dhe të ndryshojë Kosovën.

Binak Sylaj, ish-ushtar në ZOD e sot përmes një shkrimi dërguar gazetës “Koha Jonë” rrëfen jetën dhe pasionin e Ramushit për Kosovën. Mesazhi i tij, mbetet i thjeshtë “Haradinaj, njeri më i besueshëm për Kosovën”.

Ai shkruan se:”Të jetë i kujdesshëm edhe tani, sikur që ishte gjatë luftës dhe gjatë proceseve në të cilat kaloj. Prandaj unë besoj se Ramush Haradinaj është i vetmi njeri i besushëm për Kosovën. Lavdi dëshmorëve të kombit, Zot bekoje kombin tonë”

Letra e plotë

Maj 1998-të, ballafaqimi i parë me Komandantin e ZOD-it z. Ramush Haradinaj. Ne ishim një grup prej 20-të djemve të ri që ende nuk i kishim mbushur të 18-tat. Në këtë grup bënin pjesë djemë nga fshati Kodrali, Pozhar dhe Beleg. Pjesëmarrës ishim edhe unë Binak Sylaj, Mentor Sylaj, Artan Sylaj, Milot Idrizaj, Arton Ferizaj, Masar Ferizaj, Mentor Vishaj. Dëshmorët Valiant Ferizaj, Sali dhe Përparim Ferizaj dhe të tjerë. Më vjen shumë keq që të tjeret nuk kam mund ti mbaj mend. Ne ishim tek lëndinat e Belegut, tek fusha e futbollit afër Kanalit, deri sa pritnim të vinte Komandanti Ramush Haradinaj, kur erdhi u prezentu me nofkën që kishte Smajli.

Mua mu kujtua menjëherë emri Smajl, pasi kisha dëgjuar rrëfimin për veprimtarin e devotshëm të Ismail Haradinaj nga babai im, ku në bashkëpunim me shumë bashkëveprimtar të devotshem të çështjes kishin larguar bustin e Petar Perlës nga oborri i shkollës së Irzniqit në vitet 80/81 deri sa Ismail Haradinaj ishte i burgosur. Qëllimi i Komandantit ishte të ndante me ne, stërvitjet se si duhet të mbrohemi dhe të kundërpërgjigjemi sulmeve ajrore dhe rregullat bazë gjatë përiudhës së luftës.

Pas stërvitjeve ishte koha e ligjeratës teorike për përgjegjësit e një ushtari. Ku thoshte: betimi në Flamur, respekt ndaj bashkëluftetarëve, eproreve, togerëve, komandanteve dhe respektin më të madh ndaj të rënëve duke mos i lënë por terhekjen e tyre në momentin që mundemi. Pranimi dhe zbatimi i urdhrave. Në çdo kohë kur nuk ndiheni mirë ta kontaktoni përgjegjesin e juaj. Detyrat tona janë, që ti përgjigjemi armikut deri në momentin e fundit, duke mos i lënë asnjë mundesi për të na mposhtur, qoftë edhe vetamshimi vetëm e vetëm për të mos ju dorëzuar kurrë.

E rëndësishmja tjetër është që të jemi të fortë mentalisht dhe moralisht, duhet të jemi të vetdieshëm dhe të jemi në gjendje ta dimë se armiku jonë nuk është fëmija, pleqtë dhe gratë. Prandaj, të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj veprimeve morale, asnjeherë nuk duhet të sulmohen njerëzit e pa mbrojtur. Ju jeni Mashqi t’fortë e nuk bënë mu korit. Mirëpo armiku është i armatosur përballë nesh dhe duhet ti përgjigjemi në të njejtën gjuhë që ti mbrojmë familjet tona nga një agresor që nuk ka aspak moral dhe mëshirë edhe kundër fëmijëve, pleqve, nënave dhe motrave tona. Pastaj Komandanti iku, ku u pritke edhe në vendet tjera për të njejtën gjë.

Ne vazhduam me eprorin, duke brohoritur për luftën tonë të pastër dhe çlirimin që e kishim të sigurt. Atë ditë bëmë edhe gjuajtjet e para në shenjë në vendin e ashtu quajtur Vau i Ratishit, ku ishim të shoqëruar nga Komandanti i fshatit Xhafer Ferizaj dhe nga anëtarët e Shtabit si Prof. Bekim Vishaj, Lulzim Gjonaj, Rexhep Vishaj, Skënder Ferizaj ish i burgosuri politik dhe dëshmor, dëshmori Afrim Hasaj dhe Profi dëshmor Nimon Musaj.

Marrja e Haradinajt në Hagë herën e parë, nuk e zbehte aspak bindjen time dhe besimin që kisha në të, e dija se do del i pastër duke u bazuar në ato të cekurat më lartë. Kërkesa e radhës nga Tribunali i Hagës, herën e dytë ishte me motive politike. Ndalja e tij në Francë ishte një emitim sikur se i herës së dytë nga Tribunali i Hagës (motive politike). Kosova për momentin gjendet në një situatë shumë të vështirë, prandaj me duhet me thënë se Ramush Haradinaj është i vetmi njeri i besushëm në situatën çfarë gjendet Kosova. Kam përcjellur reagime të ndryshme nga shumë njerëz që e duan Kosovën, njësoj sikur se e do Haradinaj, mirëpo a do e bënin të njejtën edhe këta “patriot” për Kosovën sikurse Haradinaj!?

Edhe unë ndjehem i shqetësuar dhe i percjell mesazhin z.Haradinaj se dëshira jonë është që të jetë edhe tani i kujdesshem, se si dhe me kë vepron në Qeverisje. Të jetë i kujdesshëm edhe tani, sikur që ishte gjatë luftës dhe gjatë proceseve në të cilat kaloj. Prandaj unë besoj se Ramush Haradinaj është i vetmi njeri i besushëm për Kosovën. Lavdi dëshmorëve të kombit, Zot bekoje kombin tonë!

Letër nga Binak Sylaj

SHKARKO APP