Rrëfimi i amerikanit që jeton prej 17 vitesh në Kosovë
Mirëpritja ndaj të huajve dhe shpirti fisnor i kosovarëve e kanë shtyrë amerikanin Jeff Barkhouse nga Carolina që të kalojë 17 vjet në Ferizaj, bashkë me familjen e tij.
“Ky është vendi i familjes. Këtu në Ferizaj u rritën katër fëmijët e mi. Krejt kujtimet që lidhën me familjen time janë këtu”, tregon Jeffi në një bisedë për lajmi.net.
Ai thotë se mirëpritja e kosovarëve është kujtimi më i bukur për të dhe ajo nuk është zbehur asnjëherë për 17 vjet me radhë.
Amerikani Jeff Barkhouse nga Raleigh, nga North Carolina, tani e fletë rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Jeff për disa vite ishte i angazhuar si pastor i kishës protestante në Ferizaj “Alfa Omega”. Krahas kësaj ai u ndihmoi shumë familjeve me ndihma ushqimore dhe veshmbathje.
“Në kohën e luftës unë isha duke punuar me refugjatë në Shkup. Ne kemi furnizuar me ushqim dhe gjëra tjera refugjatët kosovarë. Shqiptarët që ishin atje si refugjat, më pritën mua shumë mirë si mysafir dhe unë mendova se kam dëshirë që të vi dhe të punojë në Kosovë”.
Është interesante që edhe sot pas 15 viteve njerëzit e kujtojnë dhe shpesh e pyesin “Aje ti Jeffi që jemi takuar në kohë lufte?”, dhe më pas e falënderojnë për ndihmën që ai u ka ofruar në atë kohë.
Shumë të rinj të Ferizajt falë Jeffit mësuan të flasin gjuhën angleze pasi që ai për 17 vite punoi si mësimdhënës i kësaj lënde në Ferizaj.
Edhe pse fëmijët e Jeffit dhe Sarës kaluan fëmijërinë në Kosovë, dhe jeta e kësaj familje morri dashurinë dhe respektin nga kosovarët, ata rrugëtimin e tyre e përfundojnë në muajin korrik, duke u kthyer përsëri në vendin e tyre.