Rrëfimi i babait të shqiptarit që u rrah në Serbi (VIDEO)

Ka më shumë se 60 vite prej kur familja Maloku punojnë si bukëpjekës.

Zanati i përcjellë gjeneratë pas gjeneratë ashtu si në shumë familje të Hasit të Prizrenit nuk ju ka bërë asnjëherë problem.

Duke siguruar ashtu bukën e gojës 5 djemtë e Kamer Malokut, vazhduan me këtë profesion që u detyruan ta ushtrojnë edhe jashtë kufijve e larg familjes.

Të njëjtin fat e pati edhe Çlirimi 19 vjeçar.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, kishte një muaj që ai kishte filluar punën në një furrë në Novi Sad.

Por, një natë, atij i kushtoi shumë gjuha shqipe rrugëve të Serbisë, pasi që së bashku me një shok u rrahën brutalisht duke përfunduar në spital.

Në një rrëfim për Frontal, babai i tij ka treguar se si ka kuptuar për rastin.

“Limi ka shku me datën 3 të këtij muaji me punu në Novi Sad si furragji i ka 19 vjet ka dalë u kanë me ni shoqni,u kanë me qata punëtorë që kanë punu qaty vet i dyti i treti, kanë dal me pi ka ni kafe qysh me kanë tregu ata. Më kanë tregu përmës telefonit aty kur e kanë kry atë kafën janë kanë te prit ni taksist, e paskan thirrë në telefon me i qu deri në furrë, në atë moment kanë ardh ata dhe qaty ka fillu, në qat moment i kanë ra atij. Qysh më lajmërun mu, njana prej një trafike e ka lajmëru policinë edhe ndihmën e shpejt, i kanë dërgu në spital në Novi Sad”.

FLASIN FAMILJET E DY TË RINJËVE QË U RRAHËN NË SERBI | T7

Ngushëllim për babanë e Çlirimit është se sot i kishte dëgjuar djalit zërit, pas disa ditëve që nuk kishte pasur kontakt me të.

“Djali tash është më mirë, sot kontaktova me djalin prej ditës së shtunë, sot kontaktova direkt me djalin. Jam mirë babi ma tepër nuk po di as unë. Shqetësuese u kanë kur më kanë lajmëru në ora 7 në mëngjes të shtunën jam kanë, gati veç sa sna ka hup vetëdija familjes”.

Gazeta Ekspres

SHKARKO APP