Rrëfimi i gruas simbol të eksodit kosovar: Vajzën e futëm në furrë, menduam se…(FOTO)

Sherife Luta, nuk e dinte se së bashku me vajzën e saj në krahë, gjatë eksodit të tyre nga Kosova drejt Shqipërisë, do hynte në histori. Ai eksod sot indentifikohen me foton e shkrepur në vitin 1999, e që u bë simbol i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, që lanë shtëpitë e tyre brenda ditës për t’i shpëtuar masakrave të paramilitarëve serbë.

18-vite më vonë, nëna dhe vajza e saj, fotoja e së cilave u shfaq në kopertinën e prestigjiozes “Time” në vitin 2001, ishin të ftuara në studion e “Pasdite në Top Channel” ku treguan edhe njëherë tmerrin e atij rrugëtimi të mundimshëm. Luta rrëfeu se ajo së bashku me të bijën janë larguar nga fshati herët në mëngjes, më 8 mars 1999.

“iu bashkuam banorëve të fshatit dhe dolëm në mal”,- tregoi Sherifja duke shtuar se kanë ecur për 24 orë në këmbë, pa ngrënë asgjë.

Ajo rrëfeu se i gjithë udhëtimi u bë nën temperatura shumë të ulëta dhe se madje në një moment ishte trembur për jetën e së bijës, Besjanës. “Besa nuk qau për 10 minuta dhe të gjithë menduam që kishte vdekur. Kunata ime e mori dhe e futi në furrë”,-rrëfeu Sherifja, e cila shpjegoi se ky veprim i dëshpëruar në fakt i shpëtoi jetën së bijës.

Nëna e Besjanës, e cila tashmë është maturante dhe ka edhe dy vëllezër më të vegjël, tregoi se e mbante mend fare mirë momentin e shkrepjes së fotografisë ikonike, por nuk kishte mundur të komunikonte me fotografin, i cili me daljen e kopertinës, u identifikua si boshnjaku Damir Sagojl, fotograf për “Reuters”.

SHKARKO APP