Rreh me grushta të dashurën, e bën për spital, arrestohet shqiptari në Gjermani

Policia gjermane ka arrestuar një të ri nga pasi ka dhunuar të dashurën e tij dhe 2 policë.

Kjo ngjarje ka ndodhur të hënën  në stacionin hekurudhor Langebrucken në Gjermani ku një i ri 19-vjecar nga Kosova ka rrahur të dashurën e tij 18-vjeçare.

Por në këtë moment të dy policët ndërhynë për të shpëtuar vajzën, ai i godet edhe ata duke shkaktuar dëme”, shkruan  baden-tv.com.

Disa dëshmimtarë kanë parë se  rreth orës 10:30 të ditës së djeshme i riu ka goditur me grushte vajzën e re pastaj i ka marrë këpucët dhe i hodhi mbi shina.

Pasi e kanë arrestuar 19-vjeçari ka shërthyer në ofendime ndaj efektivëve të policisë.

Po kështu  vajza u dërgua në spital për një trajtim mjekësor dhe policët patën dëmtime aq të renda sa u detyruan që të lënë ditën e punës kur ndodhi ngjarja.

Shqiptari nga Kosova ka pasur edhe më herët problem me policinë./shuplaka

SHKARKO APP