Rrëmbehet një grua, policia jep detajet: Autorët, një burrë dhe dy femra

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:30 është rrëmbyer një grua në Fushë-Kosovë. Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga një mashkull dhe dy femra.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me rastin është njoftuar prokurori dhe se njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 22.11.2019 – 16:30.  Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull SH/Shqiptar dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij femër Sh/Shqiptare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar  veprën, ndërsa njësitë policore janë duke  e hetuar rastin”, thuhet në raport.

SHKARKO APP