”Rrëmbimi” i gylenistëve në Kosovë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre zyrtarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të shtetit nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “privim të kundërligjshëm të lirisë”. Ky rast ka të bëjë me deportimin e shtetasve turq, teksa aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

Në aktakuzën e Prokurorisë, është propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.

”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamenti special, kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G, V.K, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri Rr.S, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 196 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.

SHKARKO APP