Rrëmbimi i policëve nga Serbia, Kryeministri Rama: Të kthehen menjëherë në shtëpi!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.
“1.Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre.
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë“,- shkruan Rama në reagimin e tij.