Rreth 100 kosovarë luftojnë krah grupeve terroriste

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova ka rreth 100 qytetarë të saj në Siri dhe Irak.

Sipas ministrit Hyseni, sipas informatave që disponon kjo ministri, deri më tani në luftimet përkrah grupeve terroriste atje, deri më tani janë vrarë rreth 40 qytetarë të Kosovës.

Megjithatë, gjatë një konference për media, ai ka sqaruar se nga informatat të cilat i posedon Qeveria e Kosovës, Kosova nuk është cak i ndonjë sulmi terroristësh.

Përkundër kësaj, ai ka shtuar se Kosova, sikurse të gjitha vendet tjera, nuk është imune ndaj këtij fenomeni.

Sipas ministrit të Brendshëm, nuk është mirë të përzihen perceptimi me realitetin, kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë.

Duke folur rreth mosmbajtjes së koncertit për përvjetor të SHBA-ve më 4 korrik, Hyseni ka theksuar se për koncertin nuk është kërkuar leje dhe nuk ka pasur arsye për tu anuluar.

“Askush nuk ka paralajmëruar koncert, kështu që nuk ka mundur të ketë as anulim të tij”, ka thënë Hyseni.

SHKARKO APP