Rreth 100 mjekë nga Kosova do te vaksinohen në Shqipëri

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ia ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë listën e mjekëve që kanë shprehur vullnetin të vaksinohet me vaksinën anti-COVID në Shqipëri.

“Në bazë të kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë për të përgatitur një listë prej 50 deri në 100 profesionistëve për t’i dërguar për vaksinim në Shqipëri, ne e kemi përgatitur atë listë. Kriteret kanë qenë të kenë përparësi mjekët infermierët dhe stafi mbështetës, të cilët kanë shërbyer nëpër klinikat COVID të QKUK-së dhe ata nëpër reparte të spitaleve, ku po trajtohen pacientët me COVID. Dje u kemi dërguar shkresa këtyre reparteve dhe klinikave, dhe ashtu si na i kanë dërguar drejtorët përkatës i kemi përcjellë në MSH”, tha Krasniqi.

Dy mjekë, të cilët para dy ditësh kishin shkuar për t’u vaksinuar, nuk kishin mundur të vaksinohen në Shqipëri për shkak se lista të cilën është dashur ta dërgonte MSH-ja atje nuk ishte dërguar.

SHKARKO APP