Rreth 20 mijë të prekur me COVID në Kosovë, mbi 3 mijë raste aktive
Mbi 3 mijë raste aktive me koronavirus janë ende në Kosovë, ndërsa në total numri i të prekurve ka shkuar rreth 20 mijë.
94 mijë e 456 persona janë testuar për koronavirus, nga 13 marsi kur edhe ka nisur shfaqja e rasteve të para në Kosovë. Ndërkohë, deri më tani betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur 681 persona.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 514 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën.
Po ashtu mësohet se 86 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. “Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.