Rreziku i përplasjeve mes përkrahësve në Prishtinë
Në komunën prej nga vjen kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, Skenderaj, kanë nisur përgatitjet për festë, kurse degët e PDK-së në Malishevë dhe Mitrovicë tashmë kanë ftuar anëtarësinë që të premten të vijnë në Prishtinë dhe të festojnë zgjedhjen e Thaçit president i Kosovës.
Gjatë ditës janë dhënë disa njoftime për organizimin e ardhjes në Prishtinë, të premten, kur pritet votimi për Thaçin president.
Degët e PDK-së në Malishevë dhe Mitrovicë përmes kumtesave i kanë bërë thirrje anëtarësisë dhe simpatizentëve të kësaj partie që të premten të udhëtojnë për Prishtinë në festën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, këshilltari i Kuvendit Komunal në Skenderaj, Albert Rexhepi ka postuar në Facebook njoftimin për nisjen e autobusëve falas nga Qirezi.
“Te premten me dt 26.02.2016 do të zgjedhet presidenti i ri i Kosovës z. Hashim Thaqi. Me këtë rast organizohet festë në Prishtinë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë do të ketë autobus falas, i cili niset nga Çirezi prej orës 09:00.”, ka shkruar ai.(Bota Sot)