Rrëzimi i Albin Kurtit në kohë pandemie, avokati: Gabimi i tij ishte se nuk bëri asnjë gabim

Në një lidhje me skype me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, avokati Tom Gashi ka komentuar aktualitetin politik në Kosovë dhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit përmes një mocioni mosbesimi nga aleati i tij, Isa Mustafa kur në vend sapo kishte hyrë pandemia e koronavirusit

Gashi tha se e gjitha bëhet në kuadër të një plani për largimin e Kurtit nga skena ndërsa pohoi se ky i fundit i pengon për aritjen e planeve për copëtimin e Kosovës.

Pjesë nga intervista:

A jemi sot në pragun e një kaosi politik ku asnjë palë nuk është dakort, dhe a po përpiqet Thaçi të krijojë një qeveri dhe Kurti të shtyjë gjithçka?

Gashi: Thaçi është i frikësuar nga kryeministri Albin Kurti sepse ai nuk do të lejojë të funskionojë plani i tyre 2-vjeçar që territori i Kosovës ti jepet Serbisë. Thaçi është në anën e atyre që kanë qenë në pushtet për 40 vite dhe asnjë të mirë nuk i kanë sjellë vendit. Ata dëshirojnë të formojnë një qeveri pa Vetëvendosjen por që neni 82 parashikon se qeverinë e krijon forca fituese.

Pse po përmendet ndryshimi i Kushtetutës tani? A është ky një hap drejt marrëveshjes Thaçi-Vuçiç?

Gashi: Edhe Mustafa e di se nuk mund të formohet qeverisje pa Vetëvendosjen, dhe e dinë se është e pamundur të formojnë qeverinë me këtë Kushtetutë pa partinë fituese. Nuk mund të forohet qeveri që kanë dalë të tretat, të katërtat në zgjedhje.

A ishte ky koalicion përplasja e dy kuptimeve diametralisht të kundërta?

Gashi: Këto janë detaje të politikës së sofistikuar që nuk di ti spjegoj. Ndoshta edhe LDK nuk ka qenë e bindur se Albin Kurti mund të bëjë lëshime. Kërkesat që bënë ishin justifikime. Unë besoj se LDK i ka pasur të mëhershme indiciet sepse gjithmonë ka qenë në bashkëpunim me PDK-në.

Cili ishte gabimi i Albin Kurtit?

Gashi: Gabimi i tij ishte se nuk bëri asnjë gabim, kërkoi vetëm zbatimin e programit dhe parimet e tij të panegociushme. Ai i dha shpresë pas 20 vitesh Kosovës dhe duke parë se nuk do të lejonte ndarjen e Kosovës, u kthyen në krahun e të tjerëve.

A ishte shkarkimi i Veliut një mekanizëm i skenuar?

Gashi: Kishte paralajmërime të hershme se LDK do të dalë nga qeveria dhe donin të shantazhonin Kurtin. Veliu doli kundër udhëheqësit të tij me deklaratën. Epilogu do të ishte i njëjtë edhe sikur të mos shkarkohej. Mendoj se fuqia e punës së Albin Kurtit nuk i lejoi këta të tjerët që kanë qeverisur keq dhe të gjithë u bashkuan dhe iniciativa ishte e atyre që nuk duhej ta bënin kurrë, e LDK-së.

SHKARKO APP