Rrëzimi i qeverisë, kreu i komunës së Mitrovicës: Vetëvendosja do jetë më e fortë në zgjedhje, sërish Kurti kryeministër

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të qeverisë Kurti, duke e quajtur turp të atyre që ndihmuan një gjë të tillë.

Ai ka bërë të ditur se Vetëvendosja ka për të qenë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, Kurti do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, ndërsa kryeministër do të bëhet përsëri Albin Kurti.

“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë… ata bënë vërtetë atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër. Ky turp që ka ndodhë, ne t’ju mbetet për nder atyre… Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtin…Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me ta…Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri.

SHKARKO APP