Rrihet mizorisht gazetarja Arbana Xharra (FOTO)

Policia e Kosoves ka konfirmuar rrahjen brutale të Arbana Xharrës. Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate dhe në QKUK është dërguar nga bashkëpartiakët e saj. Mësohet se gjendja shëndetësore e saj tani është stabile. Më herët është raportuar se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por policia ka konfirmuar se Xharra është sulmuar para banesës së saj në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ministri Hoxhaj bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.

“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund ‘ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar t’i thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jotoleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, shkruan Hoxhaj.

 

SHKARKO APP