Rriten ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë, shënohen 8 viktima në 24 orë

Kosova ka regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 11  373 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 2  236 persona.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa ditën e sotme janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 103 546 të shëruar.

Sipas njoftimit, në grupmoshën 20-29 vjeç kanë dalë pozitivë 569 persona, ndërkaq sa i përket komunave, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht 285 të infektuar.

Prej 13 marsit 2020, deri më 19 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 123 098 raste me COVID-19. Nga këta, 2 303 persona kanë vdekur.

SHKARKO APP