Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, asnjë viktimë gjatë 24 orëve
Kosova E Shtunë, 9 Tetor 2021 15:29
Janë rritur shifrat e infektimeve me Covid-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve bëhet me dije se janë regjistruar 40 raste me koronavirus.
Ndërkohë një lajm i mirë vjen për sa i përket fataliteteve ku asnjë qytetar nuk ka humbur jetën.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.