Rriten rastet në Kosovë, në 24 orë regjistron 58 të infektuar
Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.
Bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë se nga 3 669 testime janë konfimruar të infektuar me Covid 58 raste.
Ndërkohë që nga ana tjetër nuk është shënuar asnjë viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 28 korrik janë shëruar tre pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 250.
Ndërkohë që prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 108,000 pacientë me këtë virus.