Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 27 raste brenda 24 orëve
Ka pësuar një rritje numri i personave të identifikuar me COVID-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 27 persona.
Sipas IKSHP, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).