Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 54 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia, në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë nga qytetet e Kumanovës, Prilepit dhe Shkupit dhe vuanin dhe nga të paktën një sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmi i mirë që vjen nga Maqedonia e Veriut është se në ditën e fundit u regjistruan vetëm 18 raste të reja me Covid-19, duke e cuar numrin total në 1225 persona.