Rruga drejt anëtarësimit në BE! Berlini, 11 kushte Serbisë për Kosovën

 pasi prekin statusin e Kosovës dhe në fakt mbështesin pavarësinë e saj. Ndër ato 11 kushte është edhe miratimi i Statutit të Asociacionit (Bashkësisë) së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale, njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë dhe ngritja e objekteve me material të fortë – mure, në pikëkalimet kufitare. – “Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë kërkohet, për çka gjasët janë shumë të vogla, liderët evropianë qysh në Samitin Europian të dhjetorit do të mund të caktonin për fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, shkruan gazeta serbe, dhe shton se duke pasur parasysh qëndrim e palëkundur të Berlinit, është më reale të pritet shtyrja e hapjes së kapitullit të parë për një periudhë tjetër.  “Novosti” pohon se bashkë me kërkesa janë dhënë edhe përgjigjet që duhet t’i bëjë Serbia, që do të thotë se kësaj të fundit i mbetet vetëm të shënojë pranimin.  Përmenden zyrtarë serbë, të cilët e thonë haptas se Serbisë prej Europës kërkohet njohja e Kosovës.

SHKARKO APP