Rugovasit, përgjegjës për sulmin në kuvendin e Kosovës?

Një e-mail i publikuar nga mediat Kosovare, hedhin dritë mbi përgjegjësit që qëndrojnë prapa sulmit në kuvendin e Kosovës. Bëhet me dije se një grup i quajtur “Rugovasit-Rugovasit”, janë ata që sulmuan ambientet e jashtme të Kuvendit.

Vetëm pak orë nga sulmi me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës, kanë dalë edhe ata që kanë marrë përsipër këtë akt. Sipas këtij e-mail, i cili është i pakonfirmuar zyrtarisht thuhet se, “Ne banorët e Rugovës kemi ditur të derdhim gjak kurdo që është kërkuar për vendin”.

“Ne Banorët e Rugovës kemi ditë me derdh gjak kurdoherë që është lyp me i mbrojt tokat tona. Rugova nuk ka bjeshkë me i dhanë Malit të zi. Sulmi që i kemi bërë Kuvendit është veç paralajmërim për qeverinë që mos me i shit tokat e Kosovës. Rugova si e ka mbrojt gjithherë me pushkë, prapë do ta mbroj token e vet. I bëjmë lutje qeverisë mos me e kalu demarkacionin se përndryshe ka me na detyruar me ba sulme edhe ma të mëdha”, thuhet në këtë e-mail.

SHKARKO APP