Rusia: Jemi me Serbinë për Kosovën, për ndarjen e kufijve përgjigjet populli serb

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova, e cila po qëndron për një vizitë në Beograd, ka thënë se Moska “nuk heq dorë nga qëndrimi i saj parimor për Kosovën”.

“Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e sovranitetit të Serbisë dhe sistemit të asaj të brendshëm”, citon “Novosti” të ketë thënë ajo.

“Ne nuk heqim nga ky qëndrim parimor”, ka thënë ajo. Në pyetjen se cili është qëndrimi i Rusisë për ndarjen, Zakharova është përgjigjur me kundër pyetje: “Ju nuk do të keni problem me këtë?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka shtuar se Rusia “do të sillet me respekt sipas vendimit të popullit serb”, duke u pyetur edhe një herë “nëse Serbia do të ketë problem me ndarjen”. Sipas Zakharias, Kosova është problem ndërkombëtar dhe jo vetëm i Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?