Rusia kritikon Haradinajn dhe BE-në

Rusia ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shkak të aplikimit të taksave ndaj mallrave serbe si dhe qëndrimin e butë të Bashkimit Evropian, transmeton Zeri.info.

Rusia ka mbështetur Beogradin pas paralajmërimit se do të vazhdojë bisedimet pas heqjes së taksës nga ana e Kosovës. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, në një konferencë me gazetarët në Moskë, ka deklaruar se Haradinaj vazhdon politikën e tij provokuese e drejtuar në rrezikimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, me vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

“Kjo masë me siguri është një vazhdim i politikës së pastrimit etnik të serbëve dhe presionit ndaj popullatës serbe”, ka vlerësuar Zaharova.

Ajo ka kritikuar edhe BE-në për shkak se nuk po mund të bëj asgjë apo ndoshta nuk dëshiron të bëj, duke përmendur deklaratat e BE-s që sipas saj nuk janë aq të ashpra sa do të duhej dhe askush në Kosovë nuk i dëgjon.

“Në realitet, përveç atyre deklaratave të buta, asgjë tjetër nuk ndërmerret dhe udhëheqja e Kosovës injoron qëndrimin e BE-s”, ka thënë ajo.

SHKARKO APP